Ndotja në ish-kombinatin Metalurgjik Elbasan/ Qazim Sejdini kërkon mbylljen e kompanive industriale që s'respektojnë mjedisin

Politikë

Këshilli Bashkiak i Elbasanit vendosi t’i drejtohet me një kërkesë Këshillit të Ministrave për mbylljen e menjëhershme të kompanive që shkaktojnë ndotje në zonën e ish kombinatit Metalurgjik, deri në plotësimin e kushteve. Vendimi erdhi pasi në raportin përfundimtar grupi i punës i ngritur nga Ministria e Energjetike dhe ajo e Mjedisit është lënë një afat i gjatë kohor për marrjen e masave dhe për më tepër ky grup nuk ka inspektuar të gjitha kompanitë që veprojnë në atë zonë.

Aktualisht një prej kompanive të ferrokromit që vepron në zonën e ish kombinatit metalurgjik nuk përdor pluhurkapëse, ajo është në një proces gjyqësor me Bashkinë e Elbasanit pasi nuk pranon të paguajë taksat e larta të vendosura për ndikimin në mjedis. Por problem mbetet edhe fabrika e re e përpunimit të naftës e cila veç erës së rëndë po shkakton ndotje të tokës me derdhjet e saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas Kryetarit të Bashkisë Sejdini, çdo investitor është i mirëpritur në Elbasan, por pasi të respektojë të gjitha normat mjedisore të cilat lidhen drejtperdrejt me shëndetin e qytetarëve.

ME TE LEXUARAT