Besnik Mustafaj ‘mbron’ Bashën: Lobimi rus, shpifje pa asnjë bazë në realitetin politik

Themeluesi i Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj, i konsideron si shpifje akuzat e qeverisë për lidhje të fshehta të lidershipit të PD-së me Rusinë.

Në një prononcim për “Panorama”, Mustafaj deklaron se drejtimi i vetëm që PD-ja ka pasur nga krijimi i saj dhe që do të vijojë të ketë gjithmonë, është ai pro perëndimor dhe pro amerikan.

Kliko per me shume info

Sipas ish-ministrit të Jashtëm, Partia Demokratike e ka provuar veten si një forcë pro europiane, duke e integruar vendin në NATO dhe liberalizimin e vizave.

”Partia Demokratike ka qenë, është dhe nuk ka asnjë shans që të jetë ndryshe, përveçse një parti pro perëndimore, pro europiane dhe pro amerikane. Le të kujtojmë se integrimin në Këshillin e Europës e ka bërë PD, gjithashtu integrimin në NATO, liberalizimin e vizave. Në gjykimin tim, të gjitha këto sulme që i bëhen për prirje apo lidhje të fshehta me Rusinë, janë absolutisht obstruksione dhe shpifje pa asnjë bazë në realitetin politik. Këto shpifje nuk kanë asnjë lidhje as me frymën e bazës së Partisë Demokraitike, as në aspiratat e saj dhe as në lidershipin e saj. Unë nuk dua të bëj supozime për sa kohë këtë çështje e ka marrë në dorë Prokuroria. Unë besoj se do t’i shkohet deri në fund. Unë, si anëtar i Partisë Demokratike, si themelues i saj, kërkoj absolutisht me vendosmëri që lidershipi i PD-së në emër të interesave të demokratëve dhe interesave të Shqipërisë dhe të kauzës që përfaqëson PD, të bëjë transparencë të plotë me sinqeritet dhe ndershmëri për këtë çështje”, – shprehet Mustafaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.