Parashikimi i motit, sinoptikanët: Ja kur nisin reshjet e shiut

Aktualitet

Si parashikohet të jetë moti për ditën e sotme? Sinoptikanët parashikojnë reshje shiu, kryesisht gjatë natës

Sipas Meteoalb, kthjellimet do të dominojnë të gjithë vendin deri në orët e pasdites kur vranësirat shfaqen në zonat malore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Orët e natës sjellin vranësira të fuqishme në territor të cilat gjatë natës do të gjenerojnë shira në veri të vendit.

Temperaturat e ajrit nuk sjellin ndryshime në orët e para të ditës por një rritje me 2- 3°C, do të shënohet gjatë mesditës.

Era do fryjë mesatare por e fortë në mbrëmje, me shpejtësi 60 km/h nga jugperëndimi ndërsa në det dallgëzimi ngjitet mbi 4 ballë.

ME TE LEXUARAT