Momentet e fundit të 4 ushtarëve amerikanë, luftuan deri në vdekje të kapur në pritë në Nigeri

Bota

Katër ushtarë amerikanë dhe pesë nigerianë humbën jetën gjatë një misioni në tetor të vitit të kaluar në shkretëtitrën e Nigerit në Afrikë.

Ushtarët u zunë në pritë nga militantë të Shtetit Islamik, të cilët kanë publikuar së fundmi edhe videon e shkëmbimit të zjarrit, filmuar nga një kamera në helmetën e një prej ushtarëve amerikanë të vrarë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pentagoni vijon hetimet për këtë ngjarje të rëndë, për të zbuluar jo vetëm se si ushtarët amerikanë ranë në një pritë të pakët në numër, por edhe pse mungoi ndihma dhe përse duhej të vijonte ky mision në Niger. Pamjet e videos janë dramatike; ushtarët rrethohen në shkretëtirë nga terroristët e ISIS. Ata po udhëtonin me një makinë jo të blinduar e me pak municione kur u sulmuan befasisht.

Pa asnjë vend ku të fshehen ata përdorin fuoristradën si mburojë, hedhin tym sinjalizues me shpresën se dikush do t’ju vijë në ndihmë. Fundi është tragjik për ta.

https://youtu.be/4Y2wChG-pRA

ME TE LEXUARAT