Mirditë/ I bie rrufeja, ndërron jetë fëmija

Një fëmijë 14 vjeç ka humbur jetën këtë pasdite pasi është goditur nga rrufeja në malin sipër fshatit Përlat në Mirditë. Sipas të dhënave paraprake, 14-vjeçari ishte duke kullotur bagëtitë në mal kur është prekur nga rrufeja.

Gjatë pasdites moti ka reflektuar stuhi lokale, me rrufe të shumta. ndërsa një rrufe ka goditur 14 vjeçarin Bardhok D.. Ai ka qenë i vetëm në momentin kur e ka goditur rrufeja, por të gjitha gjasat janë që në momentin kur fenomeni natyror ka shkarkuar mbi trupin e tij, ai ka qenë duke komunikuar në celular.

Kliko per me shume info

Kjo ka bërë që bashkëfolësi të kuptojë se diçka e rëndë ndodhi, ndaj edhe ka dhënë alarmin.

Banorë dhe familjarë i janë drejtuar vendit të ngjarjes për ti ardhur në ndihmë fëmijës, por goditja ka qenë fatale, çka ka bërë që fëmija të ndërrojë jetë..

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.