Gol në ‘frymën e fundit’, Milani vijon serinë e fitoreve

Milani ia ka dalë të marrë një fitore në frymën e fundit në Genoa, falë golit të shënuar nga portugezi Andres Silva. Kuqezinjtë kanë vuajtur të gjejnë golin për minuta të tëra ndaj kuqebluve, që ishin rreshtuar mirë në fushë.

Në sekondat e fundit të takimit, një krosim i Susos në zonë, u shfrytëzua mirë nga Andres Silva, që goditi me kokë dhe e dërgoi topin në rrjetën e portierit Perin.

Kliko per me shume info

Me këtë 3-pikësh, Milani ruan serinë e rezultateve pozitive, pasi tani është vetëm 6 pikë larg zonës Champions./SS/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.