Meta i jep autorizimin Bushatit, reagon Vangjel Dule: I pritshëm
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ditën e sotme i dha autorizimin ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushatit për të negociuar me Greqinë në lidhje me çështjet dy palëshe.
Menjëherë pas vendimit të presidentit, ka reaguar Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule , i cili për News 24 ka thënë se ky vendim ishte i pritshëm dhe i dëshiruar.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Sipas Dules, autorizimi do të jetë një fazë e re për marrëdhëniet mes dy vendeve, dhe për integrimin e Shqipërisë në BE.
Sakaq, shton se lidershipi politik nuk mund të cënojë marrëdhëniet mes dy vendeve.