Sot është nata më e errët e muajit, astrologia Meri zbulon të fshehtat e kësaj të premteje

Soft

E premtja e sotme është nata më e errët e muajit mars. Sipas astrologes Meri Shehu jemi një natë përpara hënës së re, e cila do të sjellë përsëri dritë në horizontin e jetës sonë.

Meri shprehet se për shumë gjëra do të ishtë mirë ta gjenim përgjigjen para hënës së re.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Dashi do të ketë çështje ekonomike të pasqyruara dhe probleme me kundërshtime të forta.

Demi do të kuptojë vështirësitë apo arsyet në një keqkuptim në martesë apo në një bashkëpunim.

Binjakët do kenë sjellje të keqe nga kundërshtarët dhe skandali do dalë edhe një herë në dritë.

Gaforrja do kuptojë inatin që ka në vetevete si pjesë e paplotësueshmërisë në jetën personale dhe faktin që i ka dhënë më shume rëndësi shoqerise dhe argetimit.

Luani do ketë probleme me përshtatjen ndaj angazhimeve në familje dhe punës e karrierës. Parashikohen vëshitrësi me eprorët.

Virgjeresha do merret më shumë me kokëfortesine per t’i shkuar deri në fund një plani duke shpenzuar shumë nerva.

Peshorja do përballet me nje pasiguri ekonomike dhe do përballet me një moment delikat

Akrepi do jetë në kërkim të qetësisë megjithëse në disa rrethana ka arsye për t’u bërë i dhunshëm.

Shigjetari do përpiqet të mbajë nën kontrroll një situatë nervoze në punë apo ne një çeshtje të fshehtë.

Bricjapi do ketë përballje në një marrëdhënie shoqërore ku një pasiguri do t’i dal përpara.

Ujori do tentojë të forcojë pozitat në punë apo në familje.

Peshqit do jenë në kërkim të së vërtetës së jetës së tyre duke hasur një moment shumë të veshtirë.

ME TE LEXUARAT