Marina Vjollca kur nuk e njihte askush: Do të jepja 4 milion për të fituar

Showbiz

Marina Vjollca është një ndër prezantueset më të pëlqyera dhe rrjedhimisht më të përfolura të showbizit shqiptar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por jo të gjithë e mbajnë mend se ajo si shumë vajza të tjera e ka nisur karrierën nga konkursi i shtojzovalleve, që bëhej për velinat e Fiks Fare.

Ka qenë gazetarja Kozeta Kurti ajo që ka risjellë në vëmendje fillimet e Marinës, duke theksuar se ka qenë gazetarja ajo që fillimisht e ka "zbuluar" bukuroshen bionde.

Në intervistën në "Pop Culture" (min 5:40) Kozeta ka risjellë Marinën e dikurshme të cilën e ka pyetur se sa lekë do të paguante për të fituar si velinë.

Marina e cila tashmë ka kaluar në televizionin Klan si prezantuese u përgjigj:

Do të paguaja katër deri në katër milionë lekë (të vjetra)."

E risjellë në vëmendje video ka shkaktuar të qeshura në studio, ndërkohë që Kozeta është shprehur se e bënë Marinën konkurrente pasi ajo kishte potencial.

Ajo tha:

Në fakt Marina për pak do ta humbiste shansin. Ajo kishte ardhur më vonë seç duhej në audicion dhe ne u detyruam që ta bënim pjesëmarrëse të një qyteti tjetër në mënyrë që ajo të konkurronte, pasi unë pash potencial tek ajo."

ME TE LEXUARAT