Manchester United jashtë Champions League

Kliko per me shume info

Mes Manchester United dhe Sevilla ishte një ndeshje e ngarkuar me emocione dhe shumë raste për gol, më së shumti nga ana e spanjollëve. Montela dhe Sevilla u kualifikuan në 1/8 e finales së Champions League duke realizuar një surprisë në këtë kompeticion.

Sevilla fitoi 2-1 me gola të Ben Yedder në 8 minuta. Manchester i pati mundësitë e veta por Lukaku që tentoi disa herë mundi të shënojë vetëm një gol. Megjithëse drejton një prej klubeve më të rëndësishëm, më të pasur dhe më të famshëm, për trajnerin portugez eliminimi nga gara nuk është ndonjë dështim i madh.

Kliko per me shume info

“S’kemi kohë për të qenë të trishtuar, ky është futbolli. Nuk është fundi i botës. Unë jam kualifikuar disa herë me klube të tjera dhe ndërkohë Manchester United është skualifikuar kështu që nuk është një gjë e re për këtë klub”, tha Jose Mourinho pas ndeshjes.

Në shtëpinë e vet në ndeshjen e kthimit ndaj Shakhtar Donetsk, Romës i mjaftoi vetëm një gol i Edin Dzeko për të kaluar në çerekfinale.

Në takimin e parë Roma u mund 2-1 dhe arrin kualifikimin falë golit të shënuar në fushë kundërshtare. Shakthar e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë pasi në minutën e ’78 Ordets doli me karton të kuq shkruan Klan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.