Lufta me policinë në Fier, grabitësi i vrarë e dinte për paratë e të moshuarve

Aktualitet

Një ditë pas tentativës së grabitjes në Fier Hetuesit dyshojnë se agresorët kishin marrë informacion se në shtëpinë e familjes Muçi kishte shuma të mëdha parash.

Pas marrjes në pyetje të familjarëve ata thanë se njërin prej fëmijëve e kanë në emigrim dhe prej kohësh ai i ndihmon me të ardhura. Pikërisht për këtë dyshohet se edhe shënjestër e grabitësve ka qenë kati i tretë dhe banesa e Minella Mucit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por tentativa e katër grabitësve përfundoi në mënyrë tragjike me një të vdekur dhe një të plagosur. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit duke u gdhirë e premtja, në një pallat në lagjen 29 nëntori.

Katër grabitësit të maskuar dhe të armatosur tentuan të hynin me forcë në apartamentin në katin e tretë. Sapo kanë dëgjuar zhurma burrë e grua kanë lajmëruar menjëherë policinë. Në këto kushte grabitësit reaguan duke hapur zjarr ndaj uniformave blu.

Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, njëri nga autorët mbeti i plagosur dhe një tjetër gjeti vdekjen. Viktimë mbeti Xhuljan Sollaku, 20 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri në Elbasan, ndërsa i plagosur Arben Muça, 35 vjeç nga Puka që ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Ndërkohë dy autorët e tjerë njëri prej të cilëve vëllai i Arbenit Ardi Muça, përfituan nga errësira dhe i shpëtuan ndjekjes.v+

ME TE LEXUARAT