Lobimit rus, Kryemadhi: Bashës nuk i bëhet vonë fare

Politikë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar në News 24, foli për çështjet aktuale politike në vend.

Në lidhje me çështjen e lobimit rus, dhe investigimin e kryer nga SHBA për fushatën e Lulzim Bashës në 2017-n, Kryemadhi u shpreh se është një përpjekje për të hequr vëmendjen nga problemet e vërteta të vendet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kryemadhi shtoi se kreut të PD-së kjo gjë nuk i intereson fare: Bashës nuk i bëhet vonë fare.

Sakaq, për drogën e sekuestruar në Maminas, kryetarja e LSI tha se ajo çfarë e shqetëson vërtet është se si mundet që nga gjithë ajo sasi droge të arrestohet vetëm shoferi.

Më shumë nga fjala e Monika Kryemadhit:

Çështja e lobimit është thjesht për të bërë pis diçka. Nëse PD ka marrë para, ka bërë shumë mirë. Ne ku ta gjejmë një person të tillë. Nuk më shqetëson aspak kjo çështje. Më duket qesharake që kryeminstri Rama do të bëhet i mirë me SHBA, duke sharë rusët. Unë mendoj që Shqipëria nuk e ka luksin për të bërë gabime në politikën e jashtme.

Duhet të jemi të kujdesshëm. Ka argumente plot për të luftuar Lulzim Bashën.

ME TE LEXUARAT