Lezhë, breshëri nxjerr makinën nga rruga, tre të plagosur, një vajzë rëndë

Aktualitet

Tre përsona mbeten të plagosur njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë, pasi automjeti me të cilin po udhetonin doli nga rruga. Aksidenti ndodhi rreth orës 5:00 të mëngjesit në superstraden Lezhë-Laç, në afërsi fshatit Ishull-Shëngjin.

Automjeti tip mercedez me targa aa 025 mk ka qenë duke lëvizur në drejtim të qytetit të Lezhës kur si pasojë e lageshtires në rrugë dhe shpejtësise së madhe drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, duke dalë nga rrruga dhe përfunduar në një fidanishme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit shtetasi me iniciale T.P 26-vjeç, si dhe pasagjeret shtetesja S.G 17-vjeçe dhe A.R 23.

Ky i fundit ka marrë dëmtime më të shumta dhe është dërguar për ndihme mjekësore në Spitalin e Traumes në Tiranë, ndërsa dy të plagosurit e tjere ndodhen në Spitalin e Lezhës jashtë rrezikut për jeten. Në momentin e aksidentit ka patur edhe rreshje bresheri të cilat mendohet se janë bërë shkaku kryesor që mjeti i cili po lëvizte me shpejtesi të dilte jashtë rruges.

ME TE LEXUARAT