Ky është njeriu të cilit i shpërtheu dje bomba në duar dhe e la të plagosur

Ky që shikoni në foto është Gentian Hoxha, 34-vjeçarit që montonte bomba me celular e që i shpërtheu ditën e djeshme në duar duke e lënë të plagosur.

34-vjeçarimontonte mina me telekomandë në dyqanin e celularëve pranë ish-drejtorisë së Higjienës në Tiranë.

Kliko per me shume info

Hoxha montonte minat brenda celularëve dhe i tregtonte ato kundrejt shumave 2 mijë euro. Bombat me telekomandë përdoreshin nga rrjetet kriminale e vendoseshin në dyqane e biznese apo nëpër makina.

Burime nga policia bëjnë me dije se brenda në dyqan janë gjetur 2 kapsolla përcjellës, pluhur tritoli dhe tela që shërbenin për montimin e minave.

Po ashtu policia ka gjetur në dyqan edhe një mikroskop, i cili përdoret zakonisht për montimin e minave me celularë. Duke u nisur nga provat që janë gjetur në servisin e celularëve ka lëshuar arrest për Gentian Hoxhën. Ky i fundit ndodhet në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën nga shpërthimi Hoxha mori plagë në fytyrë dhe ka humbur gishtërinjtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.