Kush është pronari i vilës luksoze në Sauk që po ‘luan mendsh’ të madh e të vogël?

Kjo vilë që shikoni në foto, e ndërtuar vitin e kaluar, po “luan mendsh” të madh e të vogël në Sauk.

Është një projekt marramendës, prej 450 metrash katrorë e që ka kushtuar “një djall e gjysmë” e që quhet “Midis Ullinjve”.

Kliko per me shume info

Dhe pronari është një mjek… Mjeku M.B., duket se i ka “shkrirë” paratë e tij në këtë projekt mbresëlënës që është marrë përsipër nga studio Avatelier.

MË SHUMË RRETH PROJEKTIT:

Hapësira prej 450 metrash katrorë karakterizohet nga dritaret e mëdha të qelqit dhe mbrojtëset e ballkoneve me të njëjtin material, një pishinë në ambient të hapur dhe një natyrë e përkryer dhe relaksuese.

Vila e cila kishte përfunduar së ndërtuari vitin e kaluar, ka një pamje mjaft luksoze si brenda ashtu edhe jashtë. Fasada dominohet nga një e hirtë e hapur me një kuvertë druri e ngjitur me shtëpi, që rrethon pishinën e kaltër.

Brendësia e vilës është e lyer në të bardhë e cila kombinuar me dritaret e mëdha, krijon një ambient mjaft të hapur. Druri dhe ngjyrat e lehta të theksuara në detaje të ndryshme në orendi, krijojnë një atmosferë mjaft harmonizuese.

Rreth projektit të quajtur “Midis Ullinjve” ka folur edhe arkitekti i cili thotë se projekti i ndërtesës rrjedh nga veçoritë e terrenit, pjerrësia e tij, vegjetacioni, panorama si dhe prej kërkesave te klientit, i cili i lejoi arkitektëve që të definojnë programin e një shtëpie familjare për të jetuar në një relacion të ngushtë me peizazhin e qytetit të Tiranës dhe atë te peizazhit të malit të Dajtit.

“Njëkohësisht, vila shtrihet përgjatë një aksi lindje-perëndim që arrin maksimumin si një hapësirë ​​fantastike e jetesës në natyrë, me mure të xhamta që rrëshqasin e që lejojnë shikimin e peizazhit të qytetit, dritën dhe malin”, u shpreh ai.

Vokshi thotë se projekti u konceptua si një seri volumesh të pavarura të vendosura nën dhe midis tarracave horizontale fluide. Këto volume të pavarura në gur, beton dhe xhami janë vendosura në hapësirë për të krijuar raporte të ndryshme të hapësirave të brendshme dhe asaj të jashtme.

“Në Jug, vila është e futur nën tokë për arsyen e pjerrësisë së madhe që ka kodra dhe hapet për pjesën e mbetur duke filluar nga zona e kuzhinës deri në fund të anës perëndimore. Në veri-lindje volumi hapet kundrejt panoramës. Dyert e xhamta në tre anët rrëshqasin dhe hapësira kryesore e shtëpisë hapet plotësisht ndaj peizazhin. Tarracat dhe soletat e bardha shtrihen horizontalisht në ajër në raport me peizazhin dhe hapësirën”, shton ai.

Arkitekti theksoi se volumet e ndara, oxhaku i gurtë, shkallët e brendshme të hekurta që lidhin tarracat lundruese arrijnë të konturojnë hapësirën dhe fshehin të gjithë strukturën mbajtëse.

/newsbomb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.