Kryemadhi: Edi Rama e ka tepsinë të mbushur me kokainë, nuk duhet t’i jepet më shansi

Kliko per me shume info

“Do të marrim përgjegjësitë tona për atë që sollëm Edi Ramën në pushtet. Më e ndershme është të marrësh përgjegjësi sesa të thuash s’kam punë unë.

Edi Rama sot mori tepsinë po ku është tepsia sot? Është e mbushur me kokainë. Edi Ramës nuk i duhet dhënë më shansi, pasi është politikani më jetëgjatë në këtë vend”, tha Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së, në studion e Opinion.

Kliko per me shume info

Kryemadhi, komentoi largimet e këshilltarëve të kësaj partie në drejtim të PS-së. Kryemadhi theksoi se një pjesë e këtyre këshilltarëve kanë ikur që në 2016, si rasti i Shkodrës, që kanë muaj të tërë që nuk marrin pjesë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak.

Kryemadhi theksoi se këta që sot paraqiten si të larguar nga LSI, kanë kohë që kanë ikur por po përdoren sot.

Kryetarja e LSI-së tha se është gabuar me caktimin e këtyre këshilltarëve ndaj dhe sot flasim për një riorganizim të ri.

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.