Kryebashkiaku i Lezhës i akuzuar për tjetërsim pronash habit në gjykatë: Merrni masa!

Aktualitet

Kryetari i Bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj ka dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Mirëpo, në vend se të mbrojë veten para gjyqtarëve mbi akuzën për shpërdorim detyre dhe tjetërsim pronash, Frrokaj ka kërkuar të merren masa për rrëshqitjet e dherave në rrugën e Kalasë në qytetin e Lezhës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Frrokaj ka kërkuar të ndërhyhet në këtë rrugë pasi ka rrëshqitje masive.

Ndërkohë në gjykata ka masa të larta sigurie për shkak se jashtë dyerve të saj ndodhen një numër i madh mbështetësish dhe familjarësh të personave të akuzuar për tjetërsimin e pronave në Shëngjin.

ME TE LEXUARAT