Kokaina, tri atentate për drogën ndaj shqiptarëve në Ekuador

Kliko per me shume info

Ekzekutohen në Ekuador një shqiptaro-malazez dhe bashkëshortja e tij ekuadoriane. Mediat vendase shkruajnë se 64-vjeçari Fadil Kaçaniç dhe bashkëshortja e tij 63-vjeçare ekuadoriane u gjetën të vrarë në një zonë të banuar pranë qytetit të Guajakilit, në perëndim të vendit.

Dyshohet se shqiptaro-malazezi ishte i përfshirë në trafikun e kokainës. Shtypi ekuadorian shkruan se Kaçaniç ishte qëlluar për vdekje me tre plumba, ndërsa bashkëshortja ishte goditur me sende të forta. Krimi ka ndodhur të mërkurën.

Kliko per me shume info

Trupat e tyre u gjetën pranë një autostrade jo shumë larg vendit ku banonin. Hetuesit thanë se bëhet fjalë për disa pjesëmarrës në krim, të cilët hynë në shtëpinë e tyre të veshur si policë. Pasi i vranë, ata u kishin marrë edhe një shumë të madhe parash që dyshohet se Kaçaniç i kishte përfituar nga trafiku i drogës. Ekzekutorët lëviznin me dy automjete me xhama të errët.

Hetime po kryhen për lidhjet mes këtij rasti me ngjarjeve e dy viteve të kaluara. Rasti i parë është ai i Majit të 2016-ës kur shqiptari Ilir Hidri u qëllua për vdekje në Guajakil. Ndërsa i dyti, plagosja e kosovarit Remzi Azemit, të dy të dyshuar si trafikantë kokaine.klan

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.