Kim Kardashian: “Motrat e mia mendojnë se jam çmendur”
Përveçse është një sipërmarrëse e suksesshme dhe një nënë e devotshme tashmë Kim Kardashian është edhe e çmendur, të paktën kështu janë shprehur motrat e saj.
37-vjeçarja sapo ka zbuluar se është e fiksuar pas trajtimeve të fytyrës dhe thjeshtë nuk bën dot pa to. Gjatë një interviste të dhënë së fundmi ajo është shprehur se ndonjëherë nuk ka aspak nëvojë për trajtime ekstra të fytyrës por nevoja e saj është më tepër psikologjike.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ndonjëherë shkon në sallonin e bukurisë pas mesnate pasi ka vënë fëmijët në gjumë ose zgjohet në 5 të mëngjesit për të bërë trajtime të ndryshme tek specialistja e lëkurës.
“Nëse bëj një foto dhe nuk më pëlqen si dukem në fytyrë menjëherë më kap paniku dhe lajmëroj vajzën e sallonit. Këto trajtime janë shumë të rëndësishme për mua dhe nëse nuk i bëj mendoj se fytyra do të më bie përtokë.” -tregoi Kim.
Ajo shtoi se motrat e saj mendojnë se ajo është çmendur pasi një nënë normale me orare të ngarkuara nuk do të humbiste kurrë orët e gjumit për disa maska apo trajtime të panevojshme të fytyrës.