Këto 3 shenja horoskopi janë më pesimistet, rrezikojnë të bien në depresion

Të dhënat e publikuara çdo vit nga OBSH dhe shumë prej institucioneve shëndetësore më të njohura në botë vazhdojnë të publikojnë shifra alarmuese rreth përhapjes së depresionit.

Ai godet këdo fëmijët, të rriturit, meshkujt e femrat, nuk ka asnjë kriter përzgjedhës, thjesht përfshihesh në vorbullën e tij frenetike. Por, ndryshe nga ç’mund të mendoni yjet kanë përcaktuar se cilat janë 3 shenjat pesimiste të zodiakut që rrezikojnë të bien në depresion.

Kliko per me shume info

1.Bricjapi:

Edhe pse Bricjapi është një ndër shenjat më të organizuara të zodiakut, i cili nuk e humbet kurrë kontrollin dhe ka gjithmonë një plan rezervë për të përballuar çdo ndryshim të së tashme dhe të ardhmes, duket se lufta e tij për të mos rënë në depression është e kotë. Impenjimet e shumta në punë, jeta e tyre e ndërlikuar dhe stresi janë disa prej shkaqeve që ndikojnë negativisht në gjendjet e tyre emocionale dhe bëjnë që të bien në depresion.

2.Gaforrja:

Të lindurit e shenjës së Gaforres u druhen shumë ndryshimeve që mund t’u sjellë e tashmja apo e ardhmja. Ata kanë gjithmonë frikë se mund t’u ndodhë diçka e keqe, si rrjedhojë pushtohen lehtësisht nga ndjenjat e ankthit, stresit dhe vetmisë.

3.Akrepi:

Personat që i përkasin shenjës së Akrepit përpiqen të ‘’shesin’’ gjithmonë imazhin e të qenit i, e fortë, por në të vërtetë janë më skeptikët e zodiakut. Ata janë shumë kërkues me veten dhe për këtë arsye nuk duan të zhgënjejnë kurrë pritshmëritë që krijojnë tek të tjerët. Por, pesha e presionit në gjithë këtë kakofoni skepticizmi e nevoje për përsosmëri godet rëndë gjendjen e tyre emocionale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.