Këngëtarja shqiptare: Ma bënë gogol Rita Orën, ja ç’më tha kur e takova

Showbiz

Denisa Gjezo ndoshta nuk është një emër shumë i lakuar në botën e “showbiz”-it, por është e njohur për muzikën e saj nëpër klubet e natës, apo festat private.

Gjatë emisionit “Rudina” ajo veçoi një prej eventeve të saj më të rëndësishme, mbrëmjen me këngëtaren e famshme Rita Ora, takimi me të cilën i ka lënë mbresa.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Së bashku me Sidrit Bejlerin e Eranda Libohovën, Denisa u bë pjesë e dasmës private, që vajza e tezes së Rita Orës organizoi në Tiranë. Fakti që ishte Rita, të gjithë organizatorët i kishte vënë në lëvizje, madje edhe këngëtarët ishin porositur të kishin kujdes:

“Para dasmës, na e bënë gogol, na thanë “Kini kujdes, është Rita Ora, mos i flisni, mos kërkoni foto’”, regon Denisa. Por në fakt këngëtarja e njohur vërtetoi se nuk ka lidhje me këtë përshkrim.

Jo vetëm që bëri foto me Denisën, por këngëtarja me origjinë shqiptare edhe këndoi këngë popullore me të gjithë. Denisa, madje, mori edhe një komliment të veçantë nga Rita.

“Your voice is amazing” (Zëri yt është i mrekullueshëm)”, i tha Rita pasi e dëgjoi Denisën të performonte live.

ME TE LEXUARAT