“Ja ç’thuhet për të varfërit në Shqipëri”, Vasili i kujton Ramës raportin e BB

Politikë

Vasili shprehet se Banka Botërore thotë që Reforma e energjisë ka dëmtuar të varfërit dhe kryeministri rri e vështron.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Banka boterore thote qe Reforma e energjise elektrike demtoi te varferit dhe kryeministri rri e veshtron.

Ja cfare thote Banka Boterore:

"Arkëtimet më të larta të energjisë mund të kenë patur efekte negative tek familjet më të varfra për shkak se një pjesë e madhe e tyre kishin detyrime të papaguara si dhe pesha e buxhetit që këto familje paguajnë për energjinë është më e madhe se familjet e tjera, respektivisht 7 për qind," thuhet në raportin e Bankës Botërore.

Te varferit goditen dhe nuk mbrohen fare nga qeveria.

Ndihma ekonomike u hiqet pa ju dridhur dora mijera te varferve nga qeveria.

Minimumi biologjik thene thjesht fare minimumi i ushqimit ditor per mijera shqiptare nuk sigurohet nga qeveria.

Nuk ulet TVSH e artikujve te shportes thene thjesht ushqimeve baze per mbijetese,por eshte kater here me e larte se vendet me te fuqishme e te pasur te Europes.

Te varferit dhe shtresat ne nevoje po perballen me mbijetesen dramatike te pamundur dhe kryeministri rri e veshtron.Lum ai....

ME TE LEXUARAT