Izet Haxhia: Pse duhej rrëzuar Nano, roli i Jaho Mulosmanit në vrasjen e Azemit, Klosi e përdori ndërmjetës

“Nano duhej rrëzuar sepse po pengonte trafikun e armëve në drejtim të Kosovës që ishte monopol i ‘grupit të Rognerit’ të mbështetur fuqimisht nga SHIK-u dhe Fatos Klosi. Për të gjetur vrasësit, u përdorën intrigat e Klosit te Haklajt, duke trilluar tek ata se vëllai i tyre ishte vrarë nga Azem Hajdari dhe PD”.

Izet Haxhia ka treguar se perse u vra Azem Hajdari dhe ka zbuluar rolin e Jaho Mulosmanit ne te, duke dhene detaje nga menyra se si (sipas tij) e perpunoi Fatos Klosi.

Kliko per me shume info

Sipas Haxhise, “vrasja e Azem Hajdarit është e ndërlidhur me shumë interesa, por qëllimi i saj kryesor ka qenë rrëzimi i qeverisë “Nano” për t’i hapur rrugën një Kryeministri të klanit Meidani”.

Ne nje interviste ne “Panorama” ai thote se Nano duhej rrëzuar sepse po pengonte trafikun e armëve në drejtim të Kosovës që ishte monopol i ‘grupit të Rognerit’ të mbështetur fuqimisht nga SHIK-u dhe Fatos Klosi. Për të gjetur vrasësit, u përdorën intrigat e Klosit te Haklajt, duke trilluar tek ata se vëllai i tyre ishte vrarë nga Azem Hajdari dhe PD.

Në gjithë këto ndërmjetësime të Klosit e ‘grupit të Rognerit’ me Haklajt janë bërë nga Jaho Mulosmani, njeri i besuar i Klosit, që hynte e dilte në zyrën e kreut të SHIK-ut si në shtëpinë e vetë.

Janë po këta persona që strehuan Mulosmanin në Kosovë dhe kur iu desh Fatos Klosit, ia dorëzuan në këmbim të dërgimit të familjes së tij në Amerikë. Mulosmanit iu premtua se do të dënohej jo më shumë se dhjetë vjet burg, vetëm që të dëshmonte në gjyq kundër meje.

Sa i takon Sali Berisheës, ai ka pasur dijeni për këtë skenar të vrasjes së Hajdarit dhe iu paraqit rasti i artë që të eliminonte kundërshtarin kryesor në parti, duke e nxjerrë në pritë natën e 12 shtatorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.