Itali, udhëtonin me 15 kg kokainë, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë

Udhëtonin me 15 kilogramë kokainë në makinën e tyre, por dy shqiptarë, janë tradhëtuar nga veprimet e tyre të frikësuara kur u ndalën nga policia rrugore në Firence.

Dje pasdite u vunë në pranga një vajzë shqiptare 25 vjeç dhe një djalë 32 vjeçar po shqiptar, emrat e të cilëve ende nuk bëhen të ditura nga mediat italiane. Ata u ndaluan për kontroll në Scandicci, para se të merrnin autostradën.

Kliko per me shume info

Me ndihmën e qenëve antidrogë në motorrin e makinës së tyre u zbulua sasia prej 15 kg kokainë. Në momentin e kontrollit, të dy, shumë nervoz, kanë dhënë informacione të ndryshme për udhëtimin: fillimisht thanë se nuk kishin kaluar më parë kufirin e shtetit Italian, por u përgënjeshtruan menjëherë për shkak të disa faturave që iu gjendën në kroskot që kishin qenë në qendrat komerciale në Austri. Dhe pasi militarët dyshuan për ta, filluan kontrolloin e makinës, ku gjenden edhe sasinë e drogës. Të dy shqiptarët u vunë në pranga dhe po pyeten nga autoritetet për ndonjë linjë të mundshme trafiku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.