Itali, tre shqiptarët arrestohen me 12 kilogramë kokainë

Aktualitet

Policia italiane deklaroi se ka shkatërruar një bandë të trafikut të kokainës, e cila kishte në krye të saj tre shqiptarë.

Nje sasi prej 12 kg kokainë u sekuestruan nga karabinierët e Romano-s pranë qytetit të Bergamos dhe 114 mijë euro. Shqiptarët qe përfunduan në pranga janë të moshës 24 deri në 40 vjeç, por autoritetet italiane nuk dhanë detaje për identitetet e tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Operacioni policor u finalizua mbrëmjen e së premtes. Gjithçka nisi pas ndalimit të dy makinave të dyshimta në një parkim, brenda të cilave u gjet sasia e konsiderueshme e kokainës dhe paratë.

Bëhet fjalë për sekuestrimin më të madh të kokainës në vitet e fundit, njoftoi policia italiane. Nëse do të hidhej në treg, droga e sekuestruar do t’u sillte trafikantëve mbi 700 mijë euro fitime.

Po në Itali, në një tjetër operacion antidrogë, policia shkatërroi një rrjet droge pjesë e të cilit ishin dy shqiptarë, njëri prej tyre u kap me 1 kg kokainë.

ME TE LEXUARAT