Pësoi hemorragji në tru, mjekët japin lajmin e keq: Ja gjendja shëndetësore e Luan Hajdaragës

Aktualitet

Luan Hajdaraga, ish-ministër i mbrojtjes, ish-deputet dhe një nga eksponentët e Partisë Socialiste për shumë vite, pësoi dje në mëngjes një hemorragji masive në tru, teksa kthehej nga Struga, ku kishte shkuar për të dhënë mësim në universitetin e atij qyteti.

Në momentin e goditjes nga hemorragjia, Hajdaraga ndodhej në doganën e Qafë-Thanës ku iu mundësua dhënia e ndihmës së parë, për t’u transportuar me pas në QSUT.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

70-vjeçari ndodhet ne reanimacionin e neurologjisë nën monitorimin e mjekëve.

Mjekët bëjnë me dije se gjendja e tij vazhdon të jetë e rëndë, e pandryshueshme dhe nën mbikëqyrje të vazhdueshme.

ME TE LEXUARAT