Ironizon deputeti: Urdhri i Farmacistëve ti japë titull nderi Edi Ramës
Lajmifundit
/
20 Mars 2018, 22:29
Politikë
Deputeti demokrat Bardh Spahia ka ironizuar përmes një postimi në rrjetet sociale akordimin e titullit të Aneta Ramës nga Këshilli Kombëtar i Urdhërit të Stomatologëve.
Në një postim në rrjetet sociale, Spahia shprehet se tashmë ka mbetur që Edi Ramës t’i akordohet titulli i nderit për import-eksport narkotikësh.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Tani ka mbetur vetëm që Urdhri i Farmacistëve ti akordojë titullin e nderit Edvin Kristaq Ramës për import-eksport të lëndëve narkotike...”, shkruan Bardh Spahia.