Ilda Bejleri s’e fal Mustafa Nanon: Me “policin e penduar” do të shihemi në gjyq!

Ilda Bejleri dhe Mustafa Nano do të shihen në gjyq, pas telenovelës me replikat e tyre në distancë.

Ky ka qenë vendimi që ka marrë moderatorja Bejleri teksa e quan Muç Nanon një polic të penduar, që kërkon që të tërheq vëmendjen për më shumë audiencë.

Kliko per me shume info

‘’Me policin e penduar shihemi në gjyq. Askush nuk ka të drejtë që ti flasë një njeriu me atë gjuhë, aq më tepër në një ekran televiziv. Të gjithë ju që shqetësoheni për veshjet, a keni pyetur ndonjëherë veten se me çfarë gjuhe po i mësojmë të flasin fëmijët tanë?!”, shkruan Ilda në një reagim të saj në Instastory, teksa shton se nuk jetojmë në Albanistan.

Vetem pak ditë më parë, Mustafa Nano në emisionin e Arian Çanit i kërkoi falje Ilda Bejlerit, pas kritikave për veshjen që i beri në emisionin e tij “Provokacija”.

Gjatë emisionit “Zonë e Lirë”, Nano sqaroi se nuk ka asgjë personalisht me moderatoren, por me fenomenin e veshjes. “Unë nuk e prisja të përmendje emrin e Ilda Bejlerit. Unë nuk kam punë me të, s’më lidh asgjë me të dhe as nuk dua ta njoh. Unë i kërkoj falje nëse më ka dalë nga goja ndonjë gjë që nuk duhet”, tha Nano.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.