Ilda Bejleri çon në gjyq Mustafa Nanon

Showbiz

Moderatorja Ilda Bejleri duket se do ta zgjidhë me gjyq debatin e madh të krijuar së fundi mes saj dhe analistit Mustafa Nano për çështjen e veshjes.

Ndoshta, fakti që është një personazh publik dhe për më tepër kur etiketime të tilla bëhen hapur në ekran, kanë qenë shtysa kryesore që Ilda Bejleri t’i jap një përgjigje ligjore çështjes, që ka mbushur prej ditësh titujt e mediave online. Kwtw na e ka bwrw me dije vetw Ilda nw Instastoryn e saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përmes Instastory-t ajo ka shkruar: "Meqenëse ‘polici’ njihte dhe pëlqente vetëm Ilaria D’amico-n, ose gruan e Buffon. Me policin e penduar shihemi në gjyq, sepse askush nuk ka të drejtë t’i flasë askujt me atë gjuhë, për më tepër në një televizion.

Të gjithë ju që shqetësoheni për veshjet, a e keni pyetur veten çfarë mënyre të foluri po u mësoni fëmijëve tuaj?? Për fat të mirë nuk jemi në ‘Albanistan’, por në një kryeqytet europian dhe në një vend të bekuar që quhet Shqipëri".

ME TE LEXUARAT