I shpërthen celulari, humb jetën 18-vjeçarja

Aktualitet

Një vajze 18-vjeçare ka ndërruar jetë pasi telefoni i saj celular shpërtheu teksa e reja po fliste me një të afërm, duke i shkaktuar djegie serioze në kraharor, dorë dhe këmbë.

Incidenti shokues ndodhi në fshatin Kheriakani në distriktin e Odisha Jharsuguda në Indi ditën e premte. Sipas burimeve që folën për “New Indian Express”, Uma Oram e kishte vënë në karikim celularin dhe po fliste në momentin e shpërthimit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të njëjtat burime thanë se celulari pothuajse po fikej dhe Oram e kishte vënë në karikim për të vazhduar bisedën me të afërmin. Papritur celulari shpërtheu duke shkaktuar një zhurmë të madhe dhe plagë të rënda tek e reja.

Ajo u dërgua menjëherë në spitalin lokal, në gjendje të pandërgjegjshme, ku humbi jetën.

Vëllai i saj Durga Prasad Oram tha se pas shpërthimit të celularit model “Nokia 3110”, “Uma humbi ndjenjat para se në mësonim se çfarë ndodhi ekzaktësisht.”

Pjesëtarët e familjes së 18-vjeçares dhe rezidentët lokalë kërkojnë kompensim nga gjiganti i teknologjisë, ndërsa trupi i Umas është dërguar për ekzaminim./klan

ME TE LEXUARAT