I kërkuar për trafik droge dhe i dënuar me 10 vite burg, arrestohet në Tiranë Florian Zeka
Kapet dhe ndalohet në Tiranë Florian Zeka, dënuar me 10 vite e 6 muaj burg për veprën penale “Trafikim i narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.
Nga Sektori i Forcës së Posaçme Operacionale, në D.V. P. Tiranë në bashkëpunim me sektorin për Krimet e Renda të D.V.P Gjirokaster, u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim:
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
- Florian Zeka 36 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Krahes- Memaliaj.
Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, e ka dënuar me 10 vite e 6 muaj burg për veprën penale “Trafikim i narkotikëve” e kryer në bashkëpunim të mbetur në tentative.
Ky shtetas, njofton policia, iu dorëzua shërbimeve të D.V.P. Gjirokaster për veprime të mëtejshme proceduriale.
https://www.facebook.com/policia.al/videos/982852568534903/