Ngjarje horror në Vlorë, gjendet një kafkë njeriu pranë varrezave të Kaninës

Aktualitet

Një ngjarje horror ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë. Policia lokale njoftoi pak caste më parë se më datë 27.04.2017, rreth orës 15:54, pas Kalasë së Kaninës, në varrezat e këtij fshati, Policia ka konstatuar një kafkë koke njeriu të dekompozuar.

Nga kqyrja që i është bërë këtij skeleti, nuk është konstatuar asnjë shenjë dhunë apo dëmtim tjetër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kafka është dërguar në morgun e qytetit të Vlorës dhe i është venë në dispozicion mjekut ligjor me qëllim dërgimin e saj drejt Mjekësisë Ligjore Tiranë për veprimet e mëtejshme proceduriale”, bën me dije policia.

Sipas saj, materialet i kaluan Prokurorisë për "Vlerësim Juridik".

ME TE LEXUARAT