Helmoi vjehrrën, nusja e rrëfeu krimin tek hoxha: “Allahu të më falë mëkatet”

Kliko per me shume info

Dalin në dritë detaje të reja në lidhje me vrasjen e 48-vjeçares Lirije Lami nga nusja e djalit të saj.

Marjana Cmeta, atëherë 20 vjeçe pas konflikteve të vazhdueshme me vjehrrën e cila nuk e pranonte si nusen e djalit i ka hedhur fotoksinë në ushqim duke e helmuar për vdekje.

Kliko per me shume info

Burime bëjnë me dije se e reja është rrëfyer tek hoxha Hysen Shehu për ngjarjen ku pranonte se ka qenë ajo që ka helmuar të vjehrrën dhe se kërkonte që “Allahu t’ia falte këtë mëkat”.

 

Këtë rrëfim hoxha Hysen Shehu e pati regjistruar në video dhe vuri në dijeni Agim Lamin, bashkëshort i viktimës dhe vjehrri i nuses së arrestuar.

Po ashtu në dijeni është vënë edhe një familjar i tyre Arben Saliu. Hoxha Hysen Shehu, 45 vjeç është mes personave të arrestuar nga policia për “Moskallëzim krimi”.

 

Ngjarja ka ndodhur në datën 30 prill të 2017-ës por vetëm tani policia arriti ta zbardhë duke arrestuar si autore të krimit 21-vjeccaren Marjana Cmeta.

Po kështu në pranga kanë përfunduar edhe bashkëshorti i viktimës Agim Lami, 50 vjeç dhe Arben Saliu, 41 vjeç, kushëri i Agimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.