5 të vdekur, ja momenti i rrëzimit të helikopterit në New York

Bota

Një helikopter me 6 persona në bord është rrëzuar në East River në New York, pranë Rosvelt Island.

Nga aksidenti ka mundur të shpëtojë vetëm piloti, teksa 5 pasagjerët kanë humbur jetën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Helikopteri është rrëzuar rreth orës 19 (ora lokale), rreth mesnatës me orën tonë.

Disa dëshmitarë okularë që kanë postuar foto dhe video, kanë thënë se kanë parë një helikopter të përplaset me shpejtësi drejt ujit, pas flakëve që kishte marrë në pjesën e pasme të tij.

Mjeti ishte një Eurocopter AS350, një helikopter me një motor të lehtë që mund të transportojë deri në 6 persona. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

ME TE LEXUARAT