Gruaja vdiq pasi ra nga kati i tretë, ja detajet
Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur rreth orës 14:30 të ditës së sotme, ku një grua 55 vjeçe u hodh nga kati i tretë i një pallati.
Sipas ReportTv, gruaja që gjeti vdekjen është Fane Dauti dhe një javë më parë, ajo kishte humbur bashkëshortin.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Njoftim i policisë
Me datë 24.03.2018 rreth orës 14:30 në rrugen “Daniel Ndreka” ka rënë nga kati i 3 i një pallati shtetësja F.D., 55 vjeçe, e cila si pasojë ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe veprimet e mëtejshme.