Tentativa e grabitjes në Fier, gruaja tregon tmerrin: Autorët donin të hapnin derën, na shpëtoi llozi

Aktualitet

E moshuara nga Fieri, banesa e të cilës u tentua të grabitet nga disa persona ka rrëfyer momentet e tmerrit, teksa autorët janë përpjekur të hapin derën kryesore.

‘Dëgjuam zhurma dhe u frikësuam, ndaj njoftuam policinë’- tha Elsa Muça, e cila shton se për fat të mirë dje kishte mbyllur derën me lloz, pasi nuk e mbyllte asnjëherë, debat që bënte shpesh herë me burrin e saj Minellën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ata tentuan të hapnin derën, po lëviznin llozin. Unë e lë pa lloz, por Minella më bënte llafe gjithmonë. Për fat. Ishte llozi i futur në beton dhe se hapën, shyqyr.”, tregon gruaja, ende e traumatizuar.

Çifti Muça dëgjoi zhurmën e grabitësve dhe menjëherë njoftoi Policinë.

Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, mirëpo gjatë aksionit për kapjen e grabitësve, këta të fundit qëlluan mbi mbi efektivët, të cilët u kundërpërgjigjën duke vrarë njërin prej tyre dhe plagosur një tjetër.

Grabitësi që mbeti i plagosur është me inicialet E.M, 37 vjec dhe ndodhet në spitalin e Fierit.

Dy grabitësit e tjerë kanë arritur të largohen, ndërsa nga radhët e punonjësve të policisë nuk ka persona të lënduar.

ME TE LEXUARAT