Gjykata e Lezhës jep vendimin, "arrest shtëpie" për Kryebashkiakun Fran Frrokaj

Aktualitet

Gjykata e Lezhës ka vendosur që të lerë në arrest shtëpie Kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frrokaj, i akuzuar për shpërdorim detyre dhe tjetërsim pronash.

Frrokaj doli këtë të hënë së bashku me 11 zyrtarë të tjerë para gjykatës për rivlerësim të masës së sigurisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjykata vendosi masën arrest shtëpie edhe për 11 të akuzuarit e tjerë.

Ata u arrestuan të premten, nën akuzat për tjetërsim pronash. Ata dyshohet se me anë të dokumenteve të falsifikuara kanë shndërruar sipërfaqe të mëdha toke, nga tokë shtetërore në tokë arë dhe pemtore dhe e kanë regjistruar në Hipotekë duke e përfituar padrejtësisht.

ME TE LEXUARAT