Gjobë 3 mijë euro, hapi furrën e bukës çdo ditë

Soft

Një bukëpjekës francez është gjobitur me 3 mijë euro sepse e ka hapur biznesin e tij shtatë ditë të javës, duke shkelur rregullat e punës.

Cédric Vaivre, që zotëron të vetmen furrë buke në Lusigny-sur-Barse në Francën veri lindore, e ka hapur atë çdo ditë gjatë verës së 2017 për t’i shërbyer turistëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një rregull lokal në fuqi që prej një dekade, i ndalon furrat e bukës të hapen shtatë ditë të javës. Pronari, raportohet se po refuzon të paguajë gjobën dhe se komuniteti në të cilin ai jeton, përfshirë edhe kryebashkiakun lokal, e mbështesin.

“Nuk ka asgjë më të keqe se sa dyqane të mbyllura atje ku ka turistë”, thotë kryebashkiaku. Ai shpreson të takohet me zyrtarin e departamentit francez të thesarit që ka vendosur gjobën. Po ashtu, një peticion në mbështetje të bukëpjekësit 41-vjeçar, është firmosur tashmë nga më shumë se 2 mijë persona.

“Unë vetëm kam bërë punën time”, thotë pronari, sipas të cilit ai thjeshtë kishte dashur që furra e tij të ishte e hapur çdo ditë, gjatë verës, për të plotësuar kërkesat e turistëve. Qyteza me 2 mijë banorë pret një fluks të konsiderueshëm turistësh gjatë verës për shkak të liqeneve dhe një parku të mbrojtur kombëtar./tch

ME TE LEXUARAT