Gjigantët e supermarketeve ukrainase zbarkojnë në Tiranë: Promovimi i produkteve shqiptare për eksport

Aktualitet

Në datat 9 – 11 Mars një delegacion me perfaqësues të tre rrjeteve, të supermarketeve, ndër më të mëdhatë e të fuqishmet në Ukrainë, do të vizitojnë Shipërinë.

Atro janw ATB me 914 dyqane në më shumë se 237 qytete në 22 rajone të Ukrainës; VARUS me 64 dyqane në rajonet më të populluara të Ukrainës; BOOM me 6 supermarkete në rajonin e Donetskut, 2 dyqane në Kramatorsk.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në date 9 mars, në orën 9 paradite, delegacioni do të vizitojë Food and Drink Festival në Expocity, ku edhe do të takohet me Niko Peleshin, Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Delegacioni do të vizitoj kompanitë në Food & Drink Festival.

Më pas, delegacioni ukrainas do vizitojë mbi 20 kompani në të gjithë Shqipërinë, të sektorit të fruta – perimeve, ullirit, vajit të ullirit, bimëve medicinale, verës dhe lengjeve të frutave etj., në mënyrë që të vendosen kontakte të drejtëpërdrejta biznesi e bashkëpunimi me rrjetet e supermarketeve ukrainase.

Vizita e përfaqësuesve të rrjeteve të supermarketeve lidhet drejtëpërdrejtë me promovimin e produkteve agro - ushqimore shqiptare. Ndaj edhe është një event i rëndësishëm për kopanitë që duan të zgjerojnë eksportet e tyre, dhe vecanerisht në Ukrainë, një treg potencial prej 44 milion banorësh.

Qendra Shqiptare e Eksporteve, duke e parë Ukrainën si një treg potencial, organizoi në prill të vitit 2017, për herë të parë në 26 vite, Forumin e Biznesit shqiptaro-ukrainas. Delegacioni i biznesit ukrainas përfshinte zyrtarë qeveritarë, të cilët negociuan me Ministrinë e Ekonomisë së Shqipërisë për perspektivat e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë.

Gjithashtu Qendra e Eksporteve Shqiptare ka qenë duke lehtësuar procesin e hapjes së negociatave për Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë mes Shqipërisë dhe Ukrainës. Në 22 shkurt, 2018,të vizitës së tij diplomatike, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë u takua me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik dhe Tregtisë së Ukrainës ku u diskutua për hapjen e negociatave të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me dy vendeve.

Shqipëria gjithashtu ka potencial të madh për eksport në Ukrainë të frutave, perimeve, ullinjve, vajit të ullirit, verës, djathit të dhisë dhe bimëve aromatike medicinale. Ky është një potencial i madh, por ende i pazbuluar në Ukrainë. Vetëm gjatë vitit 2016, Ukraina ka importuar nga vende të tjera të botës perime në vlerë prej 43 353 000 dhe vetëm rreth 80 000 dollarë nga Shqipëria, ndërsa importi i ullirit ka qenë në vlerën 41 752 000 dollarë nga vende të tjera të botës, nga Shqipëria pothuajse zero.

Në besojmë që kjo vizita e delegaconit të Ukrainës do të hapë perspektiva të reja për për eksportin e produkteve shqipare në Ukranë.

ME TE LEXUARAT