Gazetarit të njohur s'i del inati me Mustafa Nanon: Gjoksi i Ildës është më i ndershëm se...

Showbiz

Debati midis dy gazetareve sportive Ilda Bejleri dhe Bora Zemani me analistin Mustafa Nano në lidhje me zhveshjen e tyre në ekrane, ka ngjallur shumë polemika kohët e fundit në mediat online dhe rrjetet sociale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë që sulmet nga të dyja palët nuk kanë qenë të pakta, një pjesë e mirë e shoqërisë ka qenë e interesuar për këtë debat.

Analisti dhe gazetari i njohur Artur Zheji ka reaguar në lidhje me këtë debat duke i kushtuar dy fjalë kolegut të tij Mustafa Nanos.

Shkrimi i plotë i Artur Zhejit:

Një debat me pak apo aspak thelb ky që lidhet me gjoksin sharmant të Ildës, ose më saktë me dekoltenë e saj dhe linjat trupore të vajzës simpatike të ekraneve.

Kjo më kujton i dashur Muç, një episod nga kinemaja italiane në kohën e fashizmit, vite më parë kuptohet. Asokohe u shpikën filmat rozë, që të largonin vëmendjen e italianëve nga lufta që po përgatiste Mussolini dhe këto “seriale” u mbiquajtën filmat e “telefonave te bardhë”, pasiqë shumica e dialogëve zhvillohej në telefonat e porsa shpikur të viteve ’30…

Telefona të bardhë për zonjushat elegante dhe të veshura lehtë për kohën.Ndërkohë kërcisnin arrestimet politike të antifashistëve. Ndërsa kritika debatonte për melodramën e filmave të Telefonave të Bardhë. Ndërkohë pra, edhe ky debati për “Gjoksin e begatë” të Ildës, është të kërkosh qimen në syrin e kësaj çupe të hirshme, kur trau i qeverisë dhe kamzhiku i oligarkëve, detyron shqiptarët të braktisin Shqipërinë përmes lotëve.

Kjo është gjithmonë zgjedhja jote sovrane Muçi, por unë mëndoj se: Gjoksi i Ilda Bejlerit, është më i ndershëm dhe shumë më i fisëm se qeverisja e sotme apo se gjoksi prej silikoni i ca grave në pushtet…"

ME TE LEXUARAT