Furgoni përplas keq motorin, në gjendje rëndë një person në Vlorë

Aktualitet

Një aksident ka ndodhur në rrugën transballkanike në Vlorë, ku një motor është përplasur nga një furgon.

Si pasojë ka mebtur i plagosur një person, i cili është dërguar menjëherë në spital.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mësohet se i plagosuri është në gjendje të rëndë, ndërsa drejtuesi i furgonit është arrestuar pak minuta më parë, pasi fillimish është larguar nga vendngjarja.

Personi i plagosur rëndë është një person i moshës 60-vjeç, ndërsa identiteti i tij ende nuk bëhet i ditur pasi nuk dispononte një mjet identifikimi.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, sakaq grupi hetimor ka filluar hetimet e para.

ME TE LEXUARAT