Fundoset varka me emigrantë në Greqi, mbyten 14 persona

Kosovë&Rajon

Një varkë me 21 persona është fundosur në Detin Egje, dhe si pasojë janë mbytur 14 persona.

Anija ishte me emigrantë dhe ishte nisur nga Turqia për në Greqi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mësohet nga mediat ndërkombëtare se 3 persona kanë arritur të notojnë deri në bregdet për të lajmëruar për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur.

Fillimisht janë gjetur 6 trupa, mes tyre 4 fëmijë, dhe më pas në juglindje të të Agathonisit janë gjetur dhe disa persona të tjerë të mbytur.

Pavarësisht një marrëveshjeje dyvjeçare ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Turqisë, që synon të ndalojë rrjedhën e emigrantëve dhe refugjatëve në Europë duke përdorur rrugën popullore nga bregu turk në ishujt grekë të afërt, dhjetëra dhe nganjëherë qindra njerëz vazhdojnë të udhëtojnë çdo javë.

ME TE LEXUARAT