"'Forca e Ligjit' show i Ministrisë, 80% e të arrestuarve janë liruar"

Aktualitet

Gazetari Basir Çollaku e konsideron si shou aksionin e Ministrisë së Brendshme të koduar “Forca e Ligjit”, duke theksuar se 80% e të arrestuarve janë liruar nga gjykata.

“80% e të arrestuarve nga Forcat e Ligjit i ka liruar edhe Gjykata e Shkallës së Parë edhe Gjykata e Shkallës së Dytë. Kemi pasur një shou shumë të madh. Grupet dhe bandat mafioze janë të gjithë me emra të njohur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nuk besoj që Forcat e Ligjit të shkojë tek këta tregtar heroine, kokaine. Ata janë qetësisht duke bërë punën e tyre, duke shitur heroinë, kokainë. Një grup kriminal që vepron prej 25 vitesh nuk është krejt anonim. Nëse vullneti i bie unazës dhe t’i lërë jashtë këta, ky nuk është vullnet”, – u shpreh Çollaku në emisionin “360 gradë”.

ME TE LEXUARAT