Flet gruaja e njërit prej grabitësve, çfarë iu gjet në shtëpi: Ja ku fjeti mbrëmë

Aktualitet

Gruaja e njerit prej hajduteve qe tentuan te grabisin nje banese ne Fier, Arben Muçës, 37-vjeçari i plagosur, i cili jetonte në lagjen nr.13 tek ‘Rota e Kuqe’ në zonën e plazhit në Durrës ka treguar levizjet e fundit te burrit te saj.

Muça jetonte ne Durres bashkë me gruan dhe tre fëmijët. Ajo ka thene ne polici se dje kishte qenë tek babai i saj me tre fëmijët. Ndërkohë që sipas saj, burri kishte fjetur në shtëpinë e tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Burri im mbrëmë ka fjetur në shtëpi. Unë ka fjetur tek prindërit bashkë me tre fëmijët. Në shtëpinë tonë iku edhe nëna e tij, vjehrra ime”, mësohet të ketë dhënë gruaja e Arben Muçës. Pas kontrolleve të ushtruara në banesë, në shtëpinë e tij janë gjetur disa dokumente mjetesh të ndryshme, për të cilat ka dyshime se autori është hajdut makinash.

CFARË DËSHMOJNË FQINJËT

Ndërkohë Haxhiaj ka arritur të pyesë edhe fqinjët e Muçës, të cilët janë befasuar nga lajmi në fjalë. Ata shprehën se nuk kishin njohje me të plagosurin, pasi haseshin shumë rrallë në pallat.

“Di që gruaja e tij më shumë rrinte tek babai i vet në fshat, pasi e ndihmonte nëna se kishte dy binjak. Ndërsa Arbeni rrinte më shumë këtu. Por nuk e di ça pune bënte, pasi se kisha parë shumë”, tha një prej fqinjëve që nuk do të identifikohet.

Arben Muça aktualisht ndodhet në spitalin e Fierit, pas plagëve të marra, ndërsa vëllai i tij, Ardi, është në kërkim nga policia. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 03:00 në lagjen ‘29 Nëntori’ në Fier. Kujtojmë se nga ngjarja në fjalë mbeti i vrarë një nga autorët, Xhuljan Sollaku, 20 vjeç, banues në Elbasan.

[gallery td_select_gallery_slide="slide" link="file" ids="797162,797152,797148,797143,797104,797044" orderby="rand"]

ME TE LEXUARAT