Flet Basha pas lirimit të Fran Frrokajt: Unë kam një mesazh

Politikë

Kreu i PD Lulzim Basha flet për herë të parë pas lirimit të kryebashkiakut të Lezhës Fran Frrokaj ndaj të cilit u dha masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Basha u tha shqiptarëve se nuk duhet të harrojnë e të kërkojnë llogari për çështjet kapitale në vend, siç i cilësoi ai. Në mesazhin e tij, kreu i PD tha se drejtësia duhet të veprojë e pavarur nga Rama.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Unë kam një mesazh, mos harroni, mos heshtni, kërkoni llogari për çfarë po bën drejtësia me çështjet kapitale në vend: Ne duam të dimë:

Kur do dalë Saimir Tahiri para drejtësisë si njeriu kyc i trafikut të drogës?

Kur do kapen kokat e policisë, drejtorët në arrati si pjesëmarrës në trafikun e drogës?

Ku do dalë para drjetësisë Vangjush Dako me tenderat dhe koncensionet?

Kur do dalë para drejtësisë Qazim Sejdini dhe grupi kriminal i Elbasanit?

Kur do dalin para drejtësisë Habiljat?

Kur do kapet Klement Balili?

 

Kur do dalë para drejtësisë Damian Gjiknuri, me vjedhjet e votave”, u shpreh Basha ndërsa theksoi se

këto janë çështjet që PD s’mund të lejojë të harrohen “nga skandale të tjera të vogla” siç e cilësoi rastin e Frrokajt e që sipas tij gjithsesi duhet zbardhur e vënë para përgjegjësisë.

“Pa këto s’ka drejtësi por ka farsë, propagandë” u shpreh Basha.

"s'kam marrë përsipër të argumentoj vendimet e gjyqësorit.

Pse nuk është arrestuar Elvis Rroshi, Erion Veliaj po tjetërson pronë me Teatrin Kombëtar. Po tjetërsohet prona në Fier për inceneratorët e Arben Ahmetajt”, shtoi Basha pyetur për vendimin e marrë sot nga gjykata për Frrokajn.

“Ku janë kokat e Xibrakës? Janë të gjithë të lidhur me narko shtetin”, përforcoi në deklaratën e tij nga selia blu kryedemokrati.

ME TE LEXUARAT