Financime nga Gadafi? Sarkozy thyen heshtjen: Jeta ime është kthyer në ferr

Ish presidenti i Francës, Nikola Sarkozy ka reaguar pas arrestimit për marrjen e 42 milionë paundëve pagesë nga ish-lideri i Libisë, Kolonel Gaddafi.

Sarkozi thuhet se ka marrë paratë në 2007 gjatë zgjedhjeve presidenciale që e ngjitën atë në pushtet edhe për një mandat tjetër pesë vjeçar.

Kliko per me shume info

Ai ka reaguar sot për herë të parë e shprehet se nuk ka prova për të mbështetur akuzat se ai ka pranuar ilegalisht para nga Libia, për të financuar fushatën zgjedhore të vitit 2007.

LEXO EDHE:  Shënimet e Comey për Trump: “Kemi prostitutat më të bukura në botë”

“Unë jam akuzuar pa ndonjë dëshmi fizike, nuk ka prova për të vërtetuar akuzat që më bëhen. Shpifjet ma kanë bërë jetën ferr, unë po arrestohem pa prova, jeta ime është përmbysur nga këto akuza të pabaza, është kthyer në ferr”, shprehet Sarkozy.

Sarkozy, më herët i ka quajtur akuzat si “groteske” dhe “manipulim”.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here