Facebook rrezikon seriozisht falimentimin

Soft

Rrjeti më i madh social në botë, Facebook ditët e fundit po përballet me një skandal të madh që është përhapur me një shpejtësi të padeshifrueshme.

Pretendimet nga mediat amerikane dhe britanike se firma analitike 'Cambridge Analytica' u përpoq të ndikonte te vota e amerikanëve në zgjedhjet presidenciale në 2016, i shkaktuan Facebook një rënie të ndjeshme të bursës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mediat amerikane raportojnë se firma analitike londineze me anë të disa videove të postuara në Facebook është përpjekur të ndikojë në votat e amerikanëve. Por Facebook ka sqaruar se të dhënat fillimisht të dhënat i ishin dhënë një profesori të psikologjisë, i cili më pas ia ka shitur 'Cambridge Analytica'.

Firma analitike e të dhënave të Londrës, e cila ka punuar për fushatën e presidentit Trump, ka mohuar pretendimet duke mos pranuar se ka përdorur të dhënat e mbi 50 milion faqeve në Facebook në dobi të zgjedhjeve.

Sipas CNN, Facebook ka mbajtur ditën e sotme një takim me stafin ku është shpjeguar se çfarë e solli kompaninë deri në këtë gjendje.

Aksionet e Facebook (FB) pësuan rënien e tyre më të madhe brenda një dite në katër vjet të hënën duke fshirë 37 miliardë dollarë nga vlera e kompanisë. Ata pësuan rënie përsëri të martën me 6% të vlerës monetare.

ME TE LEXUARAT