Ermela e BB4 rishfaqet e “transformuar”

Showbiz

Ermela Mezuraj është fituesja e “Big Brother 4” dhe njihet si një ndër personazhet më të komentuara të showbiz-t të asaj kohe. Pasi fitoi çmimin e madh ajo u tërhoq nga vëmendja mediatike për të shijuar në fshehtësi jetën e saj private.

Jo vetëm kaq, por kohët e fundit Ermela kishte mbyllur edhe rrjetet sociale duke mos lënë asnjë dritare komunikimi me fansat e saj. Hera e fundit që ajo është komentuar në media përkon me një foto që Damiano postoi në “Instagram” së bashku me të.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas një kohe të gjatë shkëputje, dje Ermela ka hapur një llogari të re në “Instagram” ku ka postuar edhe disa foto. Ajo shfaqet me flokë bionde siç i ka mbajtur gjithmonë, por me një pamje më tërheqëse se sa e kemi parë gjatë kohës që ishte në “BB4”.

Me sa duket Ermela ka vendosur të rikthehet përsëri në vëmendjen mediatike.

ME TE LEXUARAT