Era Istrefi zbulon detaje nga projekti i ri muzikor

Showbiz

Këngëtarja shqiptare që pati sukses në skenën ndërkombëtare, Era Istrefi, është në përfundim të projektit më të ri muzikor.

Bukuroshja e cila ka arritur që me hitin “BonBon” të ketë 540 milionë klikime në YouTube, lançoi edhe 2 këngë tjera që u pritën shumë mirë nga publiku dhe u votuan për të qenë pjesë e klasifikimit të “The Top List”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Së fundmi, Era ka qëndruar në Suedi ku ka punuar në realizimin e projekteve të reja. Vetë këngëtarja ka publikuar një video të shkurtër në rrjetet sociale ku ka paralajmëruar projektin e ri. Nga ato pak nota që ajo na zbuloi u vu re se edhe kjo prurje është në gjuhën angleze, dhe këtë herë Era vjen me një baladë.

ME TE LEXUARAT