Elbasan/ Zihen për punë tokash, arrestohen xhaxhai dhe nipi 17 vjeç

Aktualitet

Policia bën me dije se të arresurait janë Ervin Preçi, 38 vjeç banues në fshatin Murriqan dhe L.P., 17 vjeç banues në fshatin Murriqan.

Arrestimi i tyre, u bë pasi në fshatin Murriqan, pas një konflikti për motive të dobëta pronësie xhaxhai dhe nipi dyshohen të kenë goditur njëri - tjetrin me sende të forta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Si pasojë janë dëmtuar të dy shtetasit të cilët ndodhen në spitalin Kirurgjik Elbasan nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Dhuna në familje".

ME TE LEXUARAT